FIFPro dhe FIFA kanë publikuar emrat e pesë portierëve finalistë, që do të jenë në garë për të fituar çmimin ‘Portieri i Vitit’.
FIFA ka publikuar dhe emrat e pesë portierëve të cilët janë finalistët për të fituar çmimin FIFPro, që është shkon për portierin më të mirë të vitit.
Mauel Neuer, Claudio Bravo, Thibaut Courtois, Gianluigi Buffon dhe Iker Casillas, janë finalistët për të fituar çmimin e portierit të vitit që ndahet në janar, gjatë ceremonisë për dorëzimin e Topi të Artë.
Padyshim që favoriti kryesor për të fituar këtë çmim, është portieri i Bayernit, Manuel Neuer, ndërsa pas tij është ish-portieri i Atletico Madridit, Thibaut Courtois.
Casillas ka marrë këtë çmim plotë pesë herë në karrierën e tij, ndërsa Buffoni e ka fituar atë dy herë.