Categories
Të tjera

Puçrrat ju prishin humorin!

Puçrrat mund të shfaqen gjatë periudhës së fëmijërisë, adoleshencës dhe më vonë.
Puçrrat e shfaqura gjatë periudhës së adoleshencës ndikojnë negativisht në psikologjinë e të rinjve sepse zgjasin për një kohë më të gjatë.
Specialistët mendojnë se shfaqja e puçrrave është një sëmundje e rëndësishme dermatologjike në çdo moshë, megjithëse mund të njihet si sëmundje dermatologjike e adoleshencës. Këto puçrra mund të shfaqen edhe gjatë fëmijërisë nën efektin e hormoneve të marra nga nëna. Ndërsa kur shfaqen tek të rriturit shoqërohet edhe me një çrregullim hormonal.
Bashkë me fillimin e periudhës së adoleshencës fillon të prodhohet dhe hormoni androgjen dhe si rrjedhojë  gjëndrat yndyrore rriten. Këto gjëndra shtojnë mundësinë e marrjes së mikroorganizmave.  Si pasojë e këtij faktori, në lëkurë fillojnë të shfaqen pika të zeza të vogla më pas puçrra të mëdha të mbushura me infeksion. Mund të shfaqen edhe në pjesë tjera të trupit.
Bashkë me shfaqjen e puçrrave periudha e adoleshencës shoqërohet edhe me probleme serioze depresive. Veçanërisht mërzia dhe stresi ndikojnë direkt në shfaqjen e puçrrave. Në krye të këtij stresi vijnë provimet. Prandaj puçrrat problematike të adoleshencës duhen  kuruar sa më pare.
Puçrrat e shfaqura në moshë më të madhe në ballë, faqe apo rreth hundës shkaktohen edhe nga ushqimet me erëza, rrezet e diellit. Edhe produktet kozmetike mund të bëhen shkak i puçrrave. Le të lëmë mënjanë teorinë e shërimit vetvetiu të puçrrave dhe të kontaktojmë menjëherë dermatologun specialist. Kurimi i puçrrave kërkon pak durim, duhet të vazhdojë deri në 4 ose 6 muaj dhe ilaçet nuk duhen ndërruar menjëherë. Ditëve të sotme gjenden ilaçe shumë të mira në këtë fushë. Kura e filluar që në moshë të re parandalon dhe mbetjen e shenjave më pas. Edhe heqja e shenjave të mbetura është e mundur por duhet realizuar nga specialistë të fushës./Start/

Exit mobile version