Categories
Lajme

Punë sezonale: Mali i Zi kërkon punëtorë nga Maqedonia

Në Mal të Zi është paraqitur deficit i kuadrove të punëtorëve në ndërtimtari dhe për shkak të realizimeve të projekteve të shumta nga investitorët, shtetasit maqedonas do të ketë punë sezonale edhe gjatë kësaj periudhe.
Ndërkaq investime të shumta po bëhen në bregdetin e këtij shteti dhe paralajmërojnë se do të ketë angazhim të madh të punëtorëve vendas por edhe të huaj.
Këtë e bëri të ditur drejtoresha e Entit për punësim në Mal të Zi, Vukica Jeliq, e cila po ashtu nënshkroi Memorandum për bashkëpunim më Agjencinë maqedonas për punësim.
Gjatë vitit të kaluar leje pune në tregun e këtij shteti fituan rreth 3500 shtetas të Maqedonisë, por sipas Jeliq kishte edhe të pa evidentuar, megjithatë ky numër duket se tani do të rritet.

Exit mobile version