Gjithsej 1.540 persona të evidentuar të papunë do të kenë mundësi të punësohen me katër masa qeveritare të përmbajtura në Planin operativ për punësim për vitin 2013.
Masat parashikojnë subvencionim të punësimit, subvencionim të punësimit të fëmijëve pa prindër, trajnim tek punëdhënës i njohur dhe trajnim tek punëdhënës i njohur me subvencionim për çka Qeveria ka siguruar 72,2 milionë denarë.
Shpalljet për punësim janë publikuar sot dhe do të zgjasin deri më 1 mars deri kur në të gjitha njësitë rajonale të Agjencisë për punësim mund të paraqiten persona e interesuar të papunë, por edhe kompanitë të cilët dëshirojnë t’i punësojnë.
-Me masën e parë për subvencionim të punësimit është planifikuar të përfshihen 500 persona të papunë, prej të cilëve deri 80 persona nga grupet e rrezikuara të cilët më vështirë inkuadrohen në tregun e punës për të cilët në periudhë prej gjashtë muajsh do të sigurohen mjete në vlerë prej 13.000 denarë në muaj, ndërsa për grupet e rrezikuara si viktima të dhunës familjare, fëmijë pa prinëd dhe përkujdesje prindërore, të pastrehë, prindër vetëushqyes shuma e cila do të paguhet është 17.000 denarë në muaj. Nga 3.000 denarë do të paguhen tek punëdhënësi si patricipim për shpenzimet. Për realizimin e kësaj mase janë paraparë rreth 50 milionë denarë, shpjegoi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski.
Me masën e dytë, shtoi Ristovski, duhet të punësohen fëmijë pa prindër përmes subvencionimit të punësimit të tyre në kompani private, për çka janë ndarë mjete në vlerë prej rreth 2,5 milionë denarë. Punëdhënësit do të stimulohen me sigurimin e pagës në lartësi nga minimalja edhe atë 100 për qind në 12 muajt e parë dhe 100 për qind nga shuma e pagës minimale në neto vlerë dhe 50 për qind nga kontributet për sigurim të obligueshëm social në 12 muajt e ardhshëm. Punëdhënësi duhet t’i mbajë në punë këta persona të paktën dy vite.
Për trajnimin tek punëdhënësi i njohur janë siguruar rreth 20 milionë denarë dhe me të do të punësohen 850 të papunë të moshës prej 25 dhe 49 vjeç, ndërsa prioritet do të kenë personat me shkollë fillore ose gjimnaz. Trajnimi do të zgjasë tre muaj, ndërsa të punësuarit do të marrin në muaj nga 5.700 denarë. Punëdhënësit do të fitojnë mjete për mentorim dhe shpenzime materiale ndërsa vlera do të varet nga ajo se sa persona kanë angazhuar. Ata duhet të mbajnë të paktën 50 për qind e personave të cilët trajnohen.
Me masën e fundit do të subvencionohet punësim i 170 personave për çka janë planifikuar rreth 9,5 milionë denarë. Me masën do të përfshihen personat nga mosha 50 deri 59 vjeç, të rinj deri në moshën 29 vjeçare, me maksimum arsim të mesëm, bashkësi më të vogla etnike, persona me rrezik social.
Drejtori i Agjencisë për punësim Vllatko Poposki në konferencë shtypi theksoi se masat e këtilla japin rezultate, për çka, siç tha, flet edhe e dhëna se rreth 65 për qind e të papunëve të cilët janë punësuar me lloj të këtillë të masave kanë mbetur në punë.
Categories