Diskriminimi në punësim i shqiptarëve nuk bëhet vetëm në institucionet shtetërore, por edhe më i theksuar është nga investimet e jashtme që bëhen në Maqedoni dhe të cilat investime mundësojnë punësime.
Nëse bazohemi në marketingun që bëjnë ministrat e VMRO-së nëpër rrjetet sociale do të shihet se vetëm gjatë vitit 2013 janë hapur 3 fabrika në qytetet e Maqedonisë lindore dhe jugore që kanë mundësuar punësimin e 7 900 maqedonasve.
Konkretisht bëhet fjalë për fabrikën Johnson Controls e cila në Shtip ka siguruar vende 1 400 vende pune, fabrika Dreksel Maer në Kavadarc ka siguruar 4 000 vende të reja pune si dhe fabrika Kromberg&Schubert në Manastir ka siguruar 2 500 vende të reja pune.
Kurse nga ana tjetër prej vitit 2007 flitet për Zonën e lirë ekonomike në Tetovë dhe për punësime të shumta që do të bëhen. U dasht të kalojnë 6 vite dhe me 08.11.2013 u hodh gurthemeli për përgatitjen e Zonës Ekonomike. Këto punime parashikohen të përfundojnë brenda 4 vitesh. Vetëm pas kësaj periudhe pritet zbritja e investitorëve të mundshëm.
zona_e_lire
Dhe një fakt që duhet përmendur është se prej vitit 2002 për rreth 10 vite, ministra të ekonomisë kanë qenë shqiptar, kuadro të BDI-së. Lind pyetja, pse asnjëri prej tyre nuk ka ndikuar që kompani me renome ndërkombëtare të vijnë të investojnë në Maqedonië perëndimore dhe të punësohen shqiptarë. Pse prej 7.900 punësimeve gjatë vitit 2013, së paku 2 000 punësime (25%) nuk janë shqiptarë?
/tetova1/
kavadarci
manastir
shtip