Forumi Rinor Islam, për herë të parë, organizoi një punëtori unike artistike, duke i dhënë aktivisteve mundësinë të mësojnë dhe të praktikojnë tre forma arti tradicionale: Arti i Ndriçimit (Tezhip Sanatı), Filigrani prej letre (Kağıt Filigranı) dhe Arti i Mermerimit (Ebru Sanatı).

Në këtë aktivitet të veçantë, patëm nderin të mirëpresim artiste nga Turqia, me të cilat kemi një bashkëpunim të vazhdueshëm. Ato ndanë përvojën dhe mjeshtërinë e tyre me pjesëmarrëset, duke i udhëzuar në çdo hap të procesit krijues.

Punëtoria u zhvillua në një ambient inspirues dhe bashkëpunues, ku aktivistet jo vetëm që eksperimentuan me teknika të reja, por edhe krijuan punime individuale nën mbikëqyrjen e artisteve mysafire.

Ky aktivitet ishte një hap i rëndësishëm në zhvillimin e aftësive artistike të aktivisteve, duke krijuar një hapësirë të re për të shprehur kreativitetin dhe për të shkëmbyer përvoja e ide.

Forumi Rinor Islam do të vazhdojë të sjellë aktivitete inovative, duke ofruar mundësi të reja për edukim, bashkëpunim dhe zhvillim personal.

Shkup, 7 mars 2025