Më në fund, kërkesa e kamotshme e shumë familjeve muslimane që jetojnë në New York City, duket se do të bëhet realitet

Kryebashkiaku i ri i New York-ut, Bill de Blasio, ka vendosur që të plotësojë kërkesën e muslimanëve të qytetit, që festat kryesore fetare të njihen nga sistemi arsimor dhe punëdhënës në qytet.
Ai, ka thënë se është i vendosur që të sigurojë miratimin e ligjit që do t’i detyrojë shkollat publike në New York City të bëjnë pushim për “Bajramin e Madh” dhe “Bajramin e Vogël” si dhe për Vitin e Ri Hënor.
“Është e ndërlikuar nga pikëpamja logjistike për kalendarin dhe buxhetin shkollor sepse datat lëvizin, por unë jam i vendosur që këtë ta bëj brenda një periudhe të arsyeshme kohore”, ka thënë ai për mediat lokale.
Ky lajmi i ka gëzuar muslimanët, por në anën tjetër, komunitet hindu dhe sik që kanë lobuar për të kthyer në festë publike edhe Divalin, festivalin e tyre të dritave kanë mbet të zhgënjyer.
Në mesin e aktivistëve muslimanë që kanë kontribuar për sigurimin e njohjes nga bashkia në New York City ka qenë edhe një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve./igj/