Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka dalë për herë të parë në një konferencë shtypi që pas krizës në Ukrainë. Ai e konsideroi atë që ka ndodhur në Kiev “grusht shteti” dhe tha se qeveria e re është “e paligjshme”.
Lidhur me mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake në Ukrainë, Putin tha se ky është opsioni i fundit. “Nuk do të luftojmë ndaj Ukrainës. Lufta është opsioni i fundit. Nëse do ta bëjmë këtë, do ta bëjmë për të mbrojtur qytetarët.”
Por nga ana tjetër ai ka theksuar se, edhe sikur Rusia të përdorë forcën ndaj Ukrainës kjo nuk përbën shkelje të ligjeve ndërkombëtare.
Krahsimi me Kosovën
Presidenti rus gjithashtu tha se, Moska nuk do të provokojë lëvizje separatiste në Krime dhe nga ana tjetër shtoi se, “stërvitja ushtarake ishte “e parashikuar” dhe se nuk ka lidhje me situatën në Ukrainë.
Por, presidenti rus ka krahasuar rastin e Krimesë me Kosovën duke kërkuar që qytetarët e këtij rajoni duhet të lihen të lirë të vendosin për të ardhmen e tyre.
“Do të kemi kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shikoni për shembull njerëzit në Kosovë që lejohen të votojnë, atëherë pse duhet t’ua mohojmë këtë njerëzve të Krimesë. Por nuk do të provokojmë që njerëzit në Krime të kërkojnë pavarësi apo të bashkohet me Rusinë”, u shpreh Putin.
Kerry? Sa i takon kërcënimeve të SHBA-ve për sanksione, Putin theksoi se John Kerry është zyrtar i lartë amerikan por nuk është ai autoriteti që mund t’i përgjigjet duke injoruar kështu deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit.
Janukoviç? Për presidentin e arratisur të Ukrainës, Putin u shpreh se, “nuk ka të ardhme politike”, por ka shtuar se nëse nuk do të ishte larguar nga Ukraina do të ishte the vrarë./ Shekulli