Spam! Spam! Spam! Spam! Spam! Një lexuese e PCWorld ka pyetur se përse marrim kaq shumë spam-e.
Një nga përgjigjjet e para të pyetjes është: Sepse në botë ka njerëz të paskrupull që duan të përfitojnë nga të tjerët me mënyra nga më të ndryshmet.
Në vitin 2010, eksperti i spam në Gmail, Brad Taylor tha për Wired se “Kushtonte vetëm 3000 $ të merrje me qera një botnet dhe të dërgojë 100 milionë mesazhe.” Botnets, janë rrjete ilegale të kompjuterëve të infektuar që kontrollohen nga njerëz të tjerë në vend të pronarëve të ligjshëm. Ato përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të spam-ve. Ato, jo vetëm që dërgojnë një pjesë të madhe të spam-it, por infektojnë edhe kompjuterë të tjerë, duke rritur kështu rrjetin e tyre “botnet”.
Adresat e e-maileve mund të merren nga shumë burime. Për shembull, ato kërkojnë PC-të e infektuar për çdo lloj rekordi që ngjan me një adresë e-maili. Mund të përgjojnë e-mailet hyrëse dhe dalëse.
Edhe nëse postoni adresën tuaj të e-mailit në një uebfaqe, mund t’i krijoni probleme vetes.
Por çfarë të bëni për t’i evituar të gjitha këto?
Kini kujdes kur shpërndani adresën tuaj të e-mailit. Nëse nuk keni besim tek ndonjë faqe që u kërkon adresën, keni dy alternativa: mos e jepni atë, ose krijoni një adresë tjetër e-maili vetëm për qëllime të tilla.
Filtroni e-mailin. Të gjitha shërbimet në cloud, përfshi e-mailin, kanë opsione për filtrimin e spam-it. Kontrollojoni me kujdes dhe aktivizojni.
Tregohuni skeptikë. Fakti që një mesazh duket sikur ka ardhur nga një mik, nuk do të thotë domosdoshmërisht se vjen nga ai (jo çdo gjë që shkëlqen është ar!) Nëse shihni diçka të çuditshme me e-mailin, mos klikoni asnjë nga linqet brenda tij. (PCWorld Albanian)
EDITOR
12 years ago
previous article
E shenjta në Kuran: aspekte të harruara
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago