85 vjeçari Beshlaga Bajrektareviç nga fshati Shpionica e Ulët, në Bosnje e Hercegovinë, që nga viti 1989 ka praktikuar agjërimin e Davudit a.s., një lloj i veçantë i adhurimit që kërkon sakrificë dhe këmbëngulje të madhe.
Agjërimi i Davudit nënkupton agjërimin e çdo të dytës ditë, gjatë tërë vitit. Kjo te Beshlaga filloi rastësisht në vitin 1989, siç tregon ai.
“Në një emision televiziv në vitin 1989, unë pashë një çift bashkëshortor i cili me vite kishte praktikuar këtë lloj agjërimi. Më pas edhe unë vendosa të praktioj këtë adhurim, agjërimin e Davidit a.s. Në fillim ishte shumë vështirë që të heq dorë nga ushqimi dhe pija, por këmbëngulja ime dhe besimi në Zotin më ndihmuan që të kapërcej çdo pengesë, dhe shumë shpejt jamë mësuar, kështu që sot nuk ka çmim për të cilin do të hiqja dorë nga ky agjërim”, thotë Beshlaga, i cili shtoi se vendimi i tij ndikohet edhe nga fakti se ai, në në një libër ka lexuar se Allahu i do ata që praktikojnë agjërimin e Davidit a.s.
“Shumë pakë besimtarë dinë për këtë lloj agjërimi, i cili praktikohet që nga fillimi i besimit islam”, thotë Beshlaga.
“Kam lexuar diku se një prej shokëve të Muhamedit s.a.v.s., u ankua se nuk i mjafton vetëm agjërimi i muajit të Ramazanit, dhe se ai mundet edhe më tepër. Pejgamberi s.a.v.s., i tha të agjërojë të ashtuquajtura ditët e bardha, ditën e 13, 14, dhe 15 të çdo muaji. Ai prap u ankua se edhe ato nuk janë të mjaftueshme, atëherë Pejgamberi s.a.v.s., e sugjeroi të agjëroj çdo të dytën ditë të vitit, por ky ashab i tha se mundet edhe më shumë se kaq, por Pejgamberi s.a.v.s., i tha se nuk ka më shumë se kaq, dhe ky është agjërimi vullnetarë që mbeti në traditë të pasuesve të Islamit deri në ditët e sotit. Prandaj unë do të vazhdojë të agjëroj këtë agjërim derisa të kem shëndet”, tha Beshlaga
Për shëndetin e tij të mirë Beshlaga dëshmon me shkuarjen e tij në xhami pesë herë në ditë, dhe duke qeshur thotë se gjatë faljes së namazit ulet dhe ngrihet sikur një i ri.
Njeriu i cili agjëron më shumë se shtatë dekada sheh ndryshim të madh mes Ramazanit të atëhershëm dhe të sotit.
“Më parë nuk kishe mundësi të shohësh dikë duke mos agjëruar, edhe në qoftë se nuk ka agjëruar, ai është fshehur, nuk e ka shfaqur publikisht ashtu siç ndodh sot”, thotë ai, duke shtuar.
“Më parë njerëzit ishin më të mirë, besimtarë të mirë i respektonin të vjetrit, e sot kjo është shumë e rrallë.”
Dëshira e tij jetësore ishte që të përfundoj medresenë dhe të bëhet imam, por për disa arsye kjo dëshirë i është mohuar. Dy klasë të medresesë arriti t’i përfundojë në Gradaçac, por pasi autoritetet shtetëtore në vitin 1948 e kishin mbyllur medresenë ai vjen në vendlidjen e tij, në Shpionicë.
Detyrën e muezinit në xhematin shpionica filloi ta kryej në një nga xhamitë më të vjetra në verilindje të Bosnjës, në xhaminë e vjetër të Shpionicës, menjëherë pas kthimit nga medreseja në vitin 1948. Edhe pëkundër moshës së shtyre Beshlaga ende kryen detyrën e myezinit rregullisht, në të gjitha kohët, në xhaminë e re në Shpionicë.
Beshlaga tërë jetën e tij e kaloi në bujqësi duke i kryer punët më të vështira. Por, edhe obligimet e shumta dhe punët e rënda, në ditët e nxehta, të cilat kanë arritur edhe mbi 40 gradë celcius, nuk kanë ndikuar që ai të ndërpresë agjërimin./igj/