Categories
Lajme FRI

Qendra e re tregtare, një bunker në mes të Tetovës (FOTO)

Qendra e re tregtare në Tetovë edhe pse është në qendër të Tetovës nuk po lulëzon, por përkundrazi kjo qendër më shumë i ngjan një bunkeri sesa një qendre tregëtare. Edhe pse kjo qendër tregtare është ndërtuar me mermer dhe kap një investim të madh, ajo që e bën të zbehet këtë qendër është mosfunksionimi i ashensorit dhe mospasja e shkallëve lëvizëse, ashtu siç kanë qendrat e tjera tregtare.

Kati përdhesë i kësaj qendre është i njohur si vend ku ka shumë argjentari dhe butiqe, në katin e parë kanë ngelur vetëm pak kafiteri dhe disa mini restorane, ndërsa kati i dytë dhe i fundit është pothuajse bosh –  ka shumë pak shitore që punojnë, ndërsa pjesa tjetër është në terr dhe e frikshme.
Të pyetur nga “Portalb”-i, dyqanxhit thonë është mëkat që kjo qendër të qëndrojë kështu. Duhet vetëm një investim i vogël dhe Tetova do të kishte një qendër të mirëfilltë tregtare, ashtu siç kanë qytetet e tjera.

Ata thonë se po të kishte në këtë qendër tregtare ndonjë sektor të komunës, policisë, apo ndonjë institucioni tjetër, ajo do të lulëzonte, do të frekuentohej nga qytetarët dhe në të njëjtën kohë do të kishte lëvizje më të madhe të njerëzve.
Shumë qytetarë të Tetovës edhe pse kalojnë për çdo ditë në katin përdhesë, asnjëherë nuk janë ngjitur në katet e mësipërme dhe nuk e dinë se çka ka atje. Ata thonë se në orët e mbrëmjes frikohen nga terri dhe nuk kanë arsye pse të ngjiten kur nuk ka asgjë atje lartë.
Kjo qendër ka lulëzuar deri në vitin 1999, por pas këtij viti ajo ka ngelur si një bunker në mes të qytetit.
Në fotografitë e mëposhte mund ta shihni se në çfarë gjendje është Qendra e re tregtare në Tetovë. /Portalb
 




 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version