Categories
Lajme FRI

Qëndrimi para kompjuterit me orë të gjata, shkakton tharje sysh

Fiksimi i syve për një kohë të gjatë para kompjuterit apo dhe televizorit, ka tendencë të thajë ata nga lotët. Qëndrimi për një kohë të gjatë, redukton lotët që shërbejnë për të mbajtur sytë me lagështi dhe të shëndetshme, duke çuar në gjendjen e njohur si “sy të thatë”. Këto të dhëna vinë nga një studim i kryer nga Universiteti i Tokios.
Studimi- Hulumtuesit kanë vërejtur se sytë e të gjithë personat që kalojnë shumë orë në kompjuter, janë më me pak lot, gjë që krijojnë një gjendje të thatë. Përveç kësaj, tek këta persona prezenca e proteinës përbërëse të lotit është në përmasa të vogla. Studiuesit, e kanë kryer hulumtimin e tyre tek qindra njerëz, të cilët punojnë në zyrë, para kompjuterit.
Është konstatuar se 7% e meshkujve dhe 14% e femrave kishin sy më pak të lagësht, sesa në nivelet normale. Përveç faktit të tharjes, qëndrimi para kompjuterit shkakton dhe djegie të syrit.
(ed.me/BalkanWeb)

Exit mobile version