Ka një javë që Stambolli ka rënë pre e protestave të dhunshme. Egërsia e mësymjes nga demonstruesit, e cila filloi pas planeve të qeverisë për të ndërtuar një kompleks në parkun Gazi të Sheshit Taksim, ndezi protesta mbarëkombëtare kundër qeverisë së kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan.
Dhuna tashmë ka filluar të shuhet, po pasojat kanë mbetur. Shumë shkolla, xhami dhe qendra institucionale janë shkatërruar nga dhuna e protestuesve, të cilët edhe në mediet ndërkombëtare u quajtën “vandalë”. Mediet turke po paraqesin pamje televizive ku punonjësit komunal të Stambollit po mundohen të pastrojnë qytetin nga mbeturinat që kanë hedhur protestuesit, dhe po lyejnë muret e shkarravitura nga grafiti.