Categories
Lajme FRI

Qeveria do të ndajë bursa për doktorantë të shkencave shoqërore dhe teknike

Qeveria sot shpalli konkurs për ndarjen e bursave për persona të cilët do të arrijnë të regjistrohen në studime të doktoraturës në një nga 100 universitetet më me renome të shkencave shoqërore ose në një nga 200 universitetet më me renome të shkencave teknike.
Siç kumtoi sot zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjeorgjiev, konkursi do të zgjasë deri në fund të vitit.
“Studimet e doktoraturës duhet të jenë deri në maksimum katër vite, pas çka personi do të ketë obligim të kthehet në vend dhe të punojë në fushën e tij të paktën dy vite për çka ka marë bursë”, tha Gjeorgjiev.
Qeveria javën e ardhshme do të publikojë edhe dy shpallje, për bursa të studentëve, të cilët do të rregjistrohen në fakultetin e Ekonomisë në Prilep, në programin e specializuar që zbatohet me Universitetin Frenklin nga Ohajo, SHBA, si dhe për bashkëfinancimin e magjistrantëve në Universitetin Shefild nga Britania e Madhe në Selanik.
Zëdhënësi qeveritar përmendi se nuk ka kufizime të numrit të studentëve dhe bursave, as të vlerës së përkrahjes pavarësisht se për çfarë shume bëhet fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version