Categories
Opinione

Qeveria e ujitur me diktaturë kundër Islamit – për popullin Komorë Hitleriane

Edhe dreqi jep dorëheqje kështu sic po shihen punët, as qeverisë nuk mundet me i ra në fije.
Po jetojmë në një kohë ku qentë e të pasurve hanë më shumë se fëmijët e të varfërve.
Thonë: “ligji është si qeni nuk e hanë të zotin”,ligji po e hanë popullin sepse ligji në këtë shtet është pronë personale.Po a ka ky shtet burra që lidhen për fjale sepse dihet që kafsha lidhet për litari.Sa po shoh ka vdekur njerëzia,i vrau interesi.Sot forca e së drejtës ka marrë përparësi mbi të drejtën e forcës.
Po lëkunden themelet e kështjellës së krimit dhe dal nga dal po dalin në pah padrejtësitë që iu bën popullit.
Zjarri nxeh aty ku prek,ashtu edhe “moralin” shqiptarët që e kanë dobësi,aty sllavët po prekin.Njerëzit mezi merameten me gojën e bukës dhe nuk kanë tjetër punë pos fukarallëkut  ndërsa ky shtet I poshtër burgos të pafajshëm,bash aty ku ka shqiptarë,aty prek padrejtësisht  ligji sllav.Ethet tropikale demokratike kërcënojnë popullin tonë.Konkurenca e posteve ministrore ndër partite shqiptare dhe interesi për kolltuk kërcënon përfqesimin adekuad dhe të drejtat e shqiptarëve në shtet.
Kjo garë konfliktuoze ndër partitë shqiptare kërcënon lirinë e shqiptarëve,dhe kështu në favor të Gruevskti mbështesin teorinë mbi “anticitetin
Aleksandrik”.Qeveria e re filloi arenën politike më censurë ,diktaturë,tragjedi ,dramatizëm mbi popullin shqiptare.
Aktualiteti politik me dialog të ndërsjelltë qeveritarë po lëshon stuhi mbi të pafajshmit.Përgjegjësia e shtetit ndaj shqiptarëve u shua,ashtu sic u shuan edhe shumë jetra të të rinjëve nëpër burgjet sllave.Ska shumë kohë që formalisht u formua një “Qeveri nënhije”  dhe plan-aksionet e tyre për ti shfarosur shqiptarët filluan. Sështë për cudi,sepse që nga 2001-shi edhe sot po praktikohen këto lloj aksione policore gjoja për sigurinë e shtetit po ndërmerren, ndërsa pamëshirë nën torturë mizore u malltretruan shumë familje shqiptare.
Qeveria që  pas  2001-shit filloi të planifikoj aksione policore vetëm tek shqiptarët.Përdorimi i modelit aksion ” ruso sllav” I sulmeve  të ashtuquajtura edhe “terrorista” lënduan gjithë popullin shqiptarë. Me as vende të lira nëpër burgje nuk ka sepse ne populli shqiptarë jemi shumicë,dhe qeveria po planifikon të rindertoj burgje tjera për shqiptarët e mbetur në liri.
Sic thonin : “Shqiptar I mirë është shqiptari I vdekur”,ndryshe ske si i definon parullat e tyre nacionaliste.
Dilnin në tv thoni: “Maqedonia po integrohet në Nato; Maqedonia me vlera demokratike;Maqedonia shtet multietnik ku garantohet jeta e lirë;Maqedonia garanton të drejtat e barabarta për cdo qytetarë,pamvarsisht kombësisë,fejës;Maqedonia në përqindje të lartë ka plotësuar kërkesat e BE-së për integrim “ !!!
Maqedonia ku e ka të garantuar jetën e lirë kur cdo e dyta familje po terrorizohet dhe sulmohet nga agjentët shtetërorë.Nuk munguan edhe huliganët sllav të sulmojnë shtëpitë shqiptare.Rast I freskët  me Familjen Zeqiri në Radishan,ku 1 javë rresht huliganët sllav, shtëpitë e kësaj familje i sulmuan,e gjithë kjo, shkak që kjo familje kishte flijuar birin e tyre për atdheun,dhe kjo urrejtje nacionaliste, fetare nxiti këtë sulm.Rast më I egër ishte para ca muajsh kur shteti me 300 njësi speciale dhe afër 100 automjete ushtarake nisi sulmin prej shkupit drejt një lagje  shqiptare në Kumanovë  ku  afër 20 shtëpi të një familje  shqiptare u bastisën,dhe afër 15 antarë të po kësaj familje  I futën në burg.Cu deshtën gjithë ai grup shtetërorë të sulmoj këto familje?Dhe sa  për cudi në asnjë media nuk dëgjuam të vërtetën mbi malltretimet në këto familje.
Maqedoni, kështu po nisni integrimin në Nato?Këto I konsideroni vlera demokratike?Ju që u pajtuat me ideologjinë VMRO-iste e që Ivanovin e legjitimuat, mendoni se do të ketë ndryshim mbi emrin e Maqedonisë?
Ju që po bëni pazarllëqe me popullin shqiptarë,qeveria ato kolltuqe diplomatike a tezga pazarlleqëve për mbijetesë politike i ka apo harruat që ato vende janë për përfaqësuesit e popullit që vullnetin tonë përfaqesojnë denjësisht  në shtet???Punësimet më ngjyrë partiake dhe nepotizëm, është ky system demokratik?Vallë,vullneti I popullit shqiptarë na qenka për bustet sllave, për enciklopedi maqedonase,për “Skopje 2014”,prej 98% buxheti shtetit as 10% për shqiptarët.Cfar shteti ?!!!
Shteti na ka hyrë në hakë neve dhe do vie dita për ti paguar ato.Vallë këto aksione vrasëse,malltretimet,bastisjet ishin plan- projektet e juaja politike që synonin perspektivë për mirëqenie???
Ka ardhur kjo kohë që në Maqedoni aq e sigurtë është jeta sa që duhet cdo njëri nga ne të ec me mburojë antiplumb,sepse shteti jonë nuk po udhëheqet më mencuri por me thikë,sepse kjo qeveri që nga 2001-shi deri më sotë është ujitur me diktaturë dhe pushtetin e ruajnë me fanatizëm.Ky shtet ka nevojë për shumë shira e vërshime të paktën pjesërisht  ti mund ti lajnë mëkatet dhe krimet ato që prekën hisen e popullit.
Koalicion interesant,larmi ego -politike narcizoide!Përfaqesia e fytyrave të larmishme në qeveri ngjanë sikur xhamija e larme në Tetovë.Bëjnë mëkatet dhe ngriten të shkojnë drejtë xhamisë për tu lutur e falur.Më mirë po ju them: “ mos ju bjer Zotit në sexhde kur ke në mendje sërisht të bëjsh krime të rënda që nuk falen”.
A ka ndonjë burrë sotë në parlament që voton kundër qeverisë?Kush legjitimoi qeverinë e re?Qeveri stabile ska.Gjendje shumë e rendë nëpër burgje ku gjinden bijtë e tonë.Delegacioni I avokatit të popullit kishte konstatuar dhunë dhe trajtim cnjerëzorë ndaj të burgosurve,të mitur që flinin në krevate pa dyshekë.Ankesat vazhdojnë për dhunën dhe trajtimin jo human nga ana e përfaqësisë ndëeshkuese ,ndërsa Ministrija e Drejtësisë aspak nuk merr masa për të ju vë në ndihmë vëllezërve tanë.Sa studentë e baballarë u borgosën për këto të drejta,sa e sa vdiqën për cdo pëllëmbë të Iliridës duke ëndërruar lirinë,dhe tash në vitin 2014-të ku në cdo cep të botës kufinjët  hiqen ,muret rrënohen për tu fqinjëzuar shtetet njëri me tjetrin,ndërsa në po armiqësohemi edhe më tepër,nuk po e kuptojmë se shqipëtari shqipëtarin po e vret.
Rast edhe më i dhimbshëm është “Rasti Monstra”,rast ky ku me 12 prill 2012, në liqenin e Smilkovës të Shkupit u vranë mizorisht 5 djem të rinjë nga njerëz “anonim”, ndërsa Jankullovska kishte dalë me deklaratë se terroristët me ideologji fundamentaliste islame ishin kapur dhe kështu shteti akuzoi Fejzi Azirin,Haki Hazirin,Agim Ismailoviq,Rami Sejdi,Sami Luta,Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri.Ndërkohë sa vijonte ky proces gjyqësorë i cilësuar si rast kundër terroristëve islamik,shtëpitë e të akuzuarve bastiseshin dhe sikur argument për vrasjen ato cilësuan Kuranin që e gjetën në njërën ndër shtëpitë e të akuzuarve,gjëtën disa fletushka me përmbajtje religjioze dhe aty ktu ndonjë audio kasetë me përmbajtje nacionaliste e fetare.Me pas u përgënjeshtruan se të akuzuarit kishin qëndruar në Avganistan,gjithnjë duke u tentuar të bëhej lidhje mes tyre dhe islamit radikal.Ky proces pa siguruar fakte për këtë rast u karakterizua me dyshime,madje edhe dëshmitarët e prokurorisë as që i njihnin të akuzuarit.Procesi gjithnjë prekte xhihadin islamik ,kështu prokurorja Geshovksa etiketoi si vrasje makabër me motiv dhe konflikt ndërfetarë në vend.
Duke i etiketuar terroristë islamik ky rast I montuar politikisht  pa prova  përjetësisht  dënuan djemt e pafajshëm,pos Rami Sejdini i cili u lirua.Pa asnjë argument shteti I futi në burg vetëm për ti ratahuar familjet e 5 djemve të vdekur.Me 1 maj 2012,Haki Aziri ishte njëri i parë që ishte arrestuar nga policia ,një ditë më vonë me 2 maj policia konfirmon lirim e tij,përderisa në të njejtën ditë të akuzuarit e tjerë u sollën para gjykatës.Hakiut në ndërkohë për 8 ditë i humbet cdo gjurmë deri më 8 maj të atij viti.Zhdukja misterioze e Azirit për një javë të tërë la shumë dyshime për statusin e tij. Jankullovksa pati deklaruar ”se nuk din asgjë për zhdukjen e Azirit”, për derisa policia e shtetit nuk jepte sqarim rreth vendndodhjes së tij.Aziri nën trysni nga shteti në  ideo i incizuar kishte pranuar përfshirjen e tij në vrasjen dhe kështu edhe ai ishte akuzuar si terrorist.Më pas Aziri i etiketuar si vrasës  në ktë ngjarje kishte potencuar :”Dëshminë para gjykatës hetuese e kamë dhënë nën kërcënimin e inspektorëve.Kur më arrestuan inspektorët më kërcënuan se do të më denojnë 20 vjet burg ose nuk do të më lëshojnë më të gjallë,nësë nuk pranoj se Ali Demiri ka kryer vrasjën e pesëfishtë në liqenin e Smlikovës.Kishte potencuar edhe që ka presion nga shteti  dhe se në burg mundet ta egzekutojnë.Inspektori I policisë më tha se do të më vendos plumbin në kokë ,pastaj kam frikë se do montojnë dicka dhe të thonë se kam bërë vetëvrasje.Nga dita e sotme nëse më ndodhë dicka mund të më ndodhë vetëm prej shtetit,une nuk do të bëj kurrë vetëvrasje.Nuk jam vrasës,nuk jam terrorist”.Ai kishte cekur se shtatë ditë ishte mbajtur në Kocan nga ana e inspektorëve ku edhe ishte kërcënuar me jetë për të nënshkruar atë që është shkruar si dëshmitarë i mbrojtur.Pas 46 seancash dhe nepër të kaluan 30 dëshmitarë,pa fakte ,me motiv të paqartë për ktë vrasje,prokurorja Geshovska për të  me motive  te qarta duke mare këtë me urrejte personale ndaj shqiptarëve deklaroi : “Të akuzuarit u nisën me motivin,ti vrasin në të ejtën e madhe që të jenë Pashkët e përgjakshme e të vrasin fëmijë meshkuj që tu shkatërrojnë fenë dhe ardhmërinë”.Kjo deklaratë u pranua si motiv zyrtare edhe nga gjykata dhe kështu padrejtësisht u soll verdikti për burgim të përjetshëm.Kjo dhembje nuk do të riparohet tek familjarët e të akuzuarve sot e 100 vjet .
Nuk është drejtësi kjo që për hir qetësisë shpirtërore të dikujt i pafajshmi të burgoset ndërsa vrasësi të ec i lirë.Duhet dalur në mbështetje vëllezërve. Fajtorin kërkone në parti jo në popull,sepse argumentuat që faktet nuk egzistojnë për vrasje dhe këtu fajtorë jeni ju të qeverisë sepse ju lejuat të montohet një “aksion I suksesshëm” i Jankullovskës ,aksion ky që vrau gjithë popullin jo vetëm ato që u denuan,por sëbashku me ata vëllezër edhe zemrat tona janë burgosur perjetësisht.Pastaj del në opinion dhe media një mesazh “Mos dilni në protesta “Monstra do zgjidhet në institucionet”.Po ku ishit kur ky rast shtjelloheshte në gjykatë?Po ku ishit kur vëllezërit e pafajshëm dilnin para gjykatës sa e sa herë dhe sërisht faktet mungonin?Ku ishit ju?Mbase nuk kishit kohë duke inskenuar  një aksion  fallco sëbashku me Jankullovskën e qent e saj.Nuk jemi në Bejrut as në Gaza por është Shkupi i Dardanisë që ktë javë pa ndërpre proteston rinija shqiptare për drejtësi e liri ndërsa MPB-s sulmoi dhe demonstroi forcë mbi protestuesit mbi të rinjët shqiptarë.Po nuk harrohet edhe tragjedija në lagjen gjorce,kur nga protestuesit sllav demoloheshin dhe digjeshin pronat shqiptare,ndërsa policia nuk reagoi në këtë mënyrë,dhe madje sëbashku me policinë sllave kishin dalur edhe personalitete  politike duke I mbështetur protestuesit sllav në atë që e bënin.Edhe një herë u tregua se shqiptarët janë jetim në këtë shtetë të poshtër.Ndërsa qeveria si cdo herë me heshtje e gjeti rrugën për tu bërë mirë shqipëtarëve.Mbase sllavët duke parë që janë të kontestuar në cdo aspekt territorialisht nga Shqipëria ,Bullgaria,Greqia si edhe në aspektin gjuhësorë dhe atë fetarë nga Bullgarët dhe Serbët,me shtetet  tjera forcë për kundërvënje nuk kanë,dhe përdorin forcë mbi popullin shqiptarë ti shfarosin që të gëzojnë një shtet artificial si të tyren.O qeveri nuk ju ka hije heshtja as tolerimi I pakufijshëm I sllavëve.Me që ska fakte gjykata lironi vëllezërit tan,ë mos ua bëni jetën ferr sic ia bëte atyre të rastit “sopotas”.Me dhjetra vite u kalbën në burgje dhe në fund dolën të pafajshëm.Zbardhne vrasjen e Harunit dhe Telit,zbardhni vrasjet e shumë vëllezërve që vdiqën mizorisht nga plumbi I tradhëtarit.
Ne që ju  besuam votën juve,mos ja mendoni të keqen popullit se sërisht do bieni në grazhd.
Gjithkush e di që ryshfeti hyn pa trokitur vetëm aty ku pushteti lulëzon.Por jo cdoherë lamtumira është e dhimbshme,përshembull lamtumira e fukarallikut…(ha ha ) po qeshi me zemër të përvëluar …tjetër gjë smë ka mbetur sepse erdhi koha kur i padituri po na shet dituri ndërsa i padrejti po ndanë drejtësi .
Pragun e kemi të rrezikuar.Por  realiteti edhe më i  dhimbshëm është që vargjet më të bukura për Lirinë shkruhen në muret e burgjeve,andaj o vëllezër  shkruani …shkruani ….se e drejta vonon por kur nuk harron.Po e përmbylli me një thënjë të Marksit : “Bunkeri i fundit i delexhinjëve,është patriotizmi”.

Exit mobile version