Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për Mbrojtjen nga Zhurma.
Qëllimi i këtij projektligji është përcaktimi i qasjes unike dhe shmangies dhe parandalimit të efekteve negative, duke përfshirë edhe bezdisjen nga zhurma në mjedis.
Projektligji përcakton përgatitjen e hartave të zhurmës, informimin e publikut për këtë si dhe miratimin e planeve të punës nga ana e Qeverisë dhe komunave, bazuar në hartat e zhurmës. Projektligji për cakton edhe bazën e vendosjes së masave të komunitetit për zvogëlimin e zhurmës.
Me këtë, përveç tjerash, nga miratimi i ligjit xhamitë do të duhej ta zvogëlonin volumin gjatë thirrjes së ezanit  ndërsa edhe kishat po ashtu zërin e kambanave. /Telegrafi/