I nderuar kryeministër i Republikës së Turqisë, z. Taip Erdogan!
Në emrin tim, dhe në emër të kryesisë dhe gjithë anëtarësisë së Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI), ju përcjellim ngushëllimet më të thella me rastin e tragjedisë së madhe e cila ndodhi në minierën në Soma, provinca e Manisas, dhe pasojave të rënda dhe vdekjeprurëse që i solli ajo.
Në këto momente të vështira dhe pikëllimi, e ndajmë dhimbjen dhe mërzinë me ju, me familjarët e viktimave dhe me gjithë popullin vëlla turk.
Zoti i pastë mëshiruar të vdekurit, i shpëtoftë të ngujuarit, i shëroftë të lënduarit, dhe ua shtoftë durimin juve dhe familjarëve të viktimave!
Sinqerisht,
Muhamed Murtezi
Kryetar i QMBI
Categories