Categories
Lajme FRI

QMBI uron 7 marsin

Me rastin e 7 marsit, Dita e Mësuesit, Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI) uron dhe përgëzon të gjithë mësuesit e arsimtarët, pedagogët dhe edukatorët shqiptarë, duke vlerësuar lartë me këtë rast punën e tyre të palodhshme dhe sakrificën e pamohueshme në drejtim të edukimit të mirëfilltë dhe zhvillimit të shëndoshë të gjeneratave të reja.
Kontributi i njerëzve të arsimit përgjatë dekadave e shekujve, paraqet njërën nga shtyllat më të fuqishme të afirmimit dhe ngritjes tonë si komb e qytetërim, për çka ata meritojnë respektin tonë më të thellë dhe përkujdesin më të madh.

Exit mobile version