Në kuadër të platformës “Mozaiku Rinor”, Forumi Rinor Islam – Dega Shkup vazhdoi me realizimin e projekteve Eureka dhe Talentium në qytetin e Shkupit.
“Jeta me rrjete” ishte tema e rradhës në projektin Eureka, me ligjërues Ebrar Sherifi. Takimi u zhvillua me shumë interaktivitet ku mes tjerash u diskutua mbi rrjetet sociale më virale tek të rinjt, funksionimin e tyre, varësin të cilën e krijojnë, dobinë dhe dëmin që shkaktojnë ata, si dhe në fund u dhanë disa këshilla se si të përdoren në mënyrë të duhur. Gjithashtu brenda takimit u zhvilluan edhe grupe punuese, ku u trajtuan anët pozitive dhe anët negative nga vetë nxënësit.
“Mozaiku Rinor” vazhdoi edhe me projektin Talentium në Shkup. Në kuadër të projektit u realizua trajnimi i rradhës me temë “Strategjitë e përgatitjes së fjalimit” nga Bujar Idrizi. Mënyra se si të përgatitet një fjalim dhe se si të shfaqet sa më i sukseshëm para publikut ishin pikat në të cilat u zhvillua trajnimi në fjalë.
Pjesë e trajnimit ishin edhe disa lojëra atraktive me të cilat pjesmarrësit ngelën shumë të kënaqur.