Turqia po shkon përpara në nismën e saj ndërkombëtare për përhapjen e shenjës “R4BIA” – një simbol i masakrës së 14 gushtit nga forcat egjiptiane të sigurisë. Masakra e cila u krye kundër demonstruesve paqësor në sheshet Rabaa el- Adevije dhe Nahda, la mbi 2000 protestues të vdekur.
Platforma ndërkombëtare Rabia ( www.rabiaplatform.com ) do të përurohet sot më 16 shtator, në Qendrën e Kongresit në Stamboll.
Rrjetet sociale si Twitter dhe Facebook do të përdoren për të njoftuar aktivitetet e platformës për anëtarët e saj në tërë botën .
Platforma R4bia do të sjellë së bashku organizata botërore dhe ato të shoqërisë civile, punonjësit e medias, vullnetarët dhe artistët. Ajo do të jetë një platformë në të cilën ne do të diskutojmë se si mund të ndërtohet një botë paqësire përmes shkencës, artit, filozofisë, politikës dhe etikës sociale.
Organizuaesit e platformës elektronike thanë se kur numri i anëtarëve të ketë arritur në 1 milion , ata do të organizojë një protestë online në Sheshin Tahrir.
Mijëra e përdorues në mbarë vendet islame, si Pakistan, Irak, Egjipt, Bosnjë, Malajzia, Kosovë, Indonezia, Evropë dhe Amerikë vendosën shenjën Rabaa në fotot e profilit të rrjeteve të tyre sociale.
“Rabaa”, e cila është përdorur si një simbol i lirisë për të gjithë botën, ka është përdorur si foto profili nga më shumë se 100 milion njerëz.
/mesazhi/