Kreu socialist, Edi Rama para pak çastesh ka dalë para mbështetësve të tij për të shpallur fitoren, kur tashmë janë numëruar mbi 90 përqind e votave.
Në fjalimin e tij i cili ka përçuar vazhdimisht mesazhe pajtimi ai ka folur edhe për kreun e PD-së, Sali Berisha. Ai ka falënderuar Berishën, për siç ka thënë, gjithçka të mirë që mund ta ketë bërë për Shqipërinë.
Sipas tij, të mirat e Berishës do t’i vlerësoj historia. “I dëshiroj cdo të mirë në jetën private Berishës”, ka thënë Rama, me gjasë kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë. Ai i ka ftuar të gjithë punonjësit e administratës që punojnë me merite qe te mos frikësohen nga rotacioni i pushtetit.
Rama ka siguruar te gjitha personalitet publike qe kane mbështetur kundërshtarin e tij, Berisha, se do t`u ofroj bashkëpunim. “Unë do të jem kryeministër i juaji por me shumë se kaq do të jem kryeshërbëtori juaj”
“Ky është momenti më krenar i jetës time. Mes krenarisë e përuljes, fiton përulja”, shtoi sipas të gjitha gjasave, kryeministri i ardhëshëm i Shqipërisë./albtime
EDITOR
11 years ago
previous article
Namazi i përbashkët i futbollistëve të Libisë para ndeshjes
next article
Serbia i thotë “bye-bye” Maqedonisë
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago