“Disa mësime nga morali i Muhamedit a.s” ishte tema të cilën e ligjëroi hoxha i nderuar nga R. e Turqisë, Ramazan Tamer. Ligjërata në fjalë u organizua nga Forumi Rinor Islam – Nëndega Karshiakë në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin a.s.” Para një numri të madh të pranishmëve në Restorant “Konaku” në Studeniçan, hoxha i nderuar shtjelloi këtë temë duke u bazuar në ajetin 107 të sures Enbija “E Ne të dërguam ty (Muhamed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat”.

Mysafirë poashtu ishin edhe vëllezërit Xhemail dhe Sebaatin Nuhiju, të cilët freskuan të pranishmit me zërin e tyre duke kënduar disa ilahi.

anigif