Ndryshe nga tërë muslimanët në mbarë botën, studentët Ujgur që kthehen në vendlindje gjatë pushimeve verore janë të ndaluar të agjërojnë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Sipas një deklarate nga Kongresi i Muslimanëve Ujgur në Botë thuhet se familjarëve të studentëve që studiojnë jashtë vendit iu kërkohet një letër garancie nga autoritetet shtetërore që fëmijët e tyre nuk do të agjërojnë muajin Ramazan.
Autoritetet kineze imponojnë kufizime të shumta ndaj studentëve Ujgur gjatë kthimit në vendlindje  sidomos që kanë të bëjnë më ritualet fetare.
Sistemi ndëshkon tërë familjet nëse një prej fëmijëve të tyre agjëron muajin Ramazan.
Ky sistem kufizimesh para Ramazanit vjen në përvjetorin e katërt të trazirave vdekjeprurëse në vend që lanë të vdekur qindra njerëz.
Nga trazirat e atëhershme përpos viktimave autoritetet kineze dënuan edhe 26 tjerë me vdekje për kinse organizim të trazirave.
Rajoni Xinjiang në Kinë ka fituar autonominë nga Kina në vitin 1955 por vazhdon të jetë nën grushtin autoritar të qeverisë kineze.
Muslimanët Han akuzojnë qeverinë kineze për spastrim etnik si dhe për shfarosje të identitetit dhe kulturës së tyre./mesazhi