Categories
Opinione

Ramazani kthim në vete! 

Ramazani kthim në vete! 

Kjo ishte motoja që filluam këtë muaj të bekuar të Ramazanit për tu rikthyer aty ku ne e kemi  vendin, për të falënderuar Atë që na e bëri të arrijmë këtë muaj dhe na bëri që të arrijmë edhe  këtë dhjetë ditëshin e fundit për të cilën kemi ndjerë mall dhe nevojë kaq shumë kohë për të  drejtuar duart nga qielli më shumë se kurrë dhe për ti dhënë dritë ballit nga sexhdja e bërë! Zoti Ynë Ti je falës, e do faljen më fal dhe mua, uroj të kishim qenë pjesë e lutjeve të njëri tjetrit  edhe këtë vitë, uroj që vitin tjetër Ramazani të na gjej të bashkuar nëpër xhamit tona duke  shtrenguar dorën e njëri tjetrit vllazërisht sepse nga kjo situatë që është krijuar ndjemë  mungesë të bashkimit në thirrjen për të i besuar Zotit një dhe profetit tonë të dashur  Muhammedit a.s si i dërguari i fundit. 

Zoti Ynë na dërgoj në këtë Botë si musliman dhe na dha nderin të jemi deri në frymëmarrjen e  fundit tē tillë, lusim Zotin e madhërishëm që veprat gjatë këtij muaji të na peshojn në ditën e  gjykimit si vepra të mira, të begatshme dhe shpresoj të futemi në Xhenet aty ku Zoti të na ketë  caktuar për të qenë! 

Zoti ua pranoft agjërimin, Zoti ua pranoft çdo lutje drejtuar Atij që na tha se lutja në kohë iftari  nuk kthehet mbrapa pa përgjigjen e duhur si dhe Zoti ua pranoft çdo lëmoshë qoftë ajo edhe një  buzëqeshje! 

Amin! 

Emira Rexhepi, albanologe, antare në FRI dega Kumanovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version