Autor: Hasan Baftijari
“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”.
(Bekare 183).
Edhe një herë fryn era e miresisë dhe meshirës së Zotit, dhe freskon zemrat që presin dhe kanë dëshira.Tani ka filluar të bjerë shiu i Zotit që fal. Ejani ta ngopim shpirtin me këtë shi, se erdhi muaji i ramazanit. Sa bukur është kur pjesët e trupit tonë mbushen me aromën e këndimeve, dhe sa e këndshme është kur nisemi drejt luginës të sigurtë të mëshirës Hyjnore.
Edhe njëherë zemrat tona do të jenë misafir të ambientit hyjnor, ambient i cili do të na ballafaqoj me një lumturi dhe të vërtetë madhështore. Nga larg vjen një tingull që vendoset në zemrat e njerëzve dhe lajmëron për afrimin e muajit të madh dhe bujar. Vjen muaji i Ramazanit si gjithmon me plotë bereqet dhe mëshirë. Jemi afruar muajit të bekuar të Ramazanit. Dielli i Ramazanit shëndrit mbi qiellin e zemrave tona, pra ejani që të shfrytezojmë keto rreze të kësajë mëshire. Sa kenaqësi ka kujtimi i Zotit në keto ditë dhe këto netë të cilat nuk mund të gjenden në asnjë kohë tjetër. Pra të shpejtojmë që të pastrojmë zemrën dhe shpirtin tonë nga mëkatet dhe ti mbushim ato me mirësi. Në të njejtën kohë me ardhjen e muajit të shenjtë të ramazanit, para nesh ndodhen ngjarje shumë me vlerë dhe të veçanta. Nga Zoti kërkojmë që të na mundesojë të dijmë vlerën e ketyre ditëve dhe netëve dhe të shfrytezojmë në mënyrën më të mirë. Ne u urojme te gjitheve fillimin e ketij muaji te shenjte. Thuhet se i Dërguari i All-llahut Muhamedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kah fundi i muajit Shaban i përgadiste njerezit për ardhjen e muajit të Ramazanit.
Ai me keshilla të mira kështu i përgadiste zemrat për pranimin e miqësisë hyjnore: “O njerëz! Drejt jush është nisur muaji plotë bereqet, meshirë dhe falje nga Zoti, muaji i cili tek Zoti është më I dashur nga të gjithë muajt. Ditët e këtij muaji janë ditët më të mira, netët janë netët më mira dhe oret e këtij muaji janë orët më të mira. Është muaji ku jeni të ftuar ne mikepritjen e Zotit, dhe jeni nderruar dhe mëshiruar nga Ai. Në këtë muaj frymemarja juaj ka sevapet e tërheqjes së tesbihëve dhe përmendjes se Zotit, edhe gjumi juaj në këtë muaj shpërblehet njejtë si lutjet. Në këtë muaj saherë që të ktheheni drejt Zotit lutja juaj pranohet. Me fytyrë të qeshur dhe besnike dhe me zemër të pastër kërkoni nga Zoti i madhërishëm që t’ju nderojë dhe t’ju mundësojë të agjeroni dhe lexoni Kur’an. Sepse ai që ngelet jashtë mirësisë dhe mëshirës së Zotit në këtë muaj është fatkëq dhe i humbur”. Agjërimi e mëson njeriun ta respektojë gjthmonë amanetin, fshehur, apo hapur, sepse s’ka vëzhgues tjetër veç Allahut që të sigurojë shmangien prej ngrënies e pirjes së gjërave të lejuara përvç Atij. Personi që agjëron respekton kufijtë e Allahut nga mëngjesi gjer në mbrëmje.
Era e këndshme e jetës dhe shpirtëdhënëse e Ramazanit është një nga këto çaste që i falë sërish shpirtit të njeriut aftësi. Muaji i bekuar i Ramazanit i ngjan një universiteti i cili punon vetëm një muaj gjatë vitit dhe sjell mësime shumë të dobishme. Por njeriu megjithë mjetet materiale dhe shpenzimet e medha nuk ka mundësi të ndërtojë një universitet te tillë. Por fjala e Zotit ka ndikuar aq thellë në zemrat e myslimanëve, sa që edhe pas kalimit te 14 shekujve nga shpallja e ajetit të agjerimit profetit Muhammed, ne muajin e meshirës ky universitet rihapet me miliona studentë në pika te ndryshme të botës. Agjërimi është punë me shumë dobi për të cilin ka nevojë edhe shpirti edhe trupi i njeriut. Agjërimi zbutë zemrën e njeriut, forcon vullnetin dhe kontrollon epshet e njeriut. Zoti urdhëroi për agjërim në mënyrë që njeriu gjatë agjërimit të forcojë besimin dhe drejtohet drejt moralit të mirë. Profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Agjërimi është mbrojtje për agjëruesin, çdonjëri prej jush që është duke agjëruar të mos thotë fjalë të këqija, të ngrejë zërin nga agresioni dhe armiqësia, dhe çdoherë që dikush ta ofendojë atë ose ta ftoje të përleshet, agjeruesi të thotë: Unë jam agjërueshëm”.
Agjërimi së bashku me dobitë e panumërta të tij ndihmon forcimin e shpirtit dhe vullnetit dhe sjell knaqësinë shpirtërore, pastertinë dhe devotshmerinë e agjeruesit. Në të vërtetë agjerimi është ushtrim i dobishëm për ndalimin e njeriut nga deshirat e perkoheshme. Si pasoje e agjerimit tek njeriu parqitet një lloj vetëpërmbajtje dhe fuqie për rezistencë përballë punëve të papëlqyera dhe të kota, e cila njihet si devotshmeri. Dijetari i shquar Muhamed Gazali thotë: “Agjerimi është një obligim i veshtirë, por rrënjos tek njeriu ideale të larta, i nxit të kryejnë vepra të mira dhe të largohen nga ç’do e keqe. Agjërimi i mëson njeriut të vleresojë dhe shpresojë vetëm për atë që është e levdueshme dhe të heq dorë nga ajo që është e ulët. I mëson si të jetë i gatshëm dhe i shpejtë për të kryer atë vepër që e kënaq Zotin e tij dhe te braktis gjithçka që bëhet shkak për zemerimin e Tij“.
Muaji i Ramazanit, përmes agjërimit dhe disa elementeve të tjera që janë veçori e këtij muaji, thërret në solidaritet dhe e meson njeriun të jetë bamirës. Kështu, gjatë Ramazanit, besimtari duke agjëruar e kupton gjendjen e skamnorëve, e kupton se ç’do të thotë të mos keshe çka te fusësh në bark, për atë, ai pas agjerimit bëhet më solidar, më bamirës ndaj te tjerëve, më i interesuar për gjendjen ekonomike dhe materiale te vellezërve të vet, gjë që në fakt paraqet thelbin e besimit Islam. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Agjërimi është mbrojtje nga zjarri i Xhehennemit. Secili që agjëron, le mos të sillet me pakuptimësi kur agjëron, e nëse ndonjë sillet me pakuptimësi ndaj tij, ky le mos ta ofendojë e as le mos ta fyej, por le të thotë: Unë jam agjërues. Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti i Muhammedit, era e gojës së agjëruesit është më e mirë tek All-llahu sesa era e miskut”. (Hadithi është i saktë, e transmeton Nesaiu).
Në këtë kontekst, dijetari me famë i shekullit të kaluar, Muhamed Gazali, thotë: “Islami e bëri të obligueshëm agjërimin me qëllim që njerëzit të stërviten për të zotëruar epshet e tyre, të mos u nënshtrohen, por t’i kontrollojnë ato”. Në ç’do shtëpi, në ç’do xhami dhe madje në mbarë popullin musliman, mbizotëron një atmosferë e veçantë. Muslimanët mezi e presin ardhjen e Ramazanit dhe ndjejnë një lloj trishtimi kur ditëve të këtij muaji u vjen fundi. Le të fillojmë të jetojmë një muaj devotshmërie në këtë Ramazan, me qëllim që t’i shmangim gjembat që na zënë udhën në formën e tundimeve që i hasim si në mendje ashtu edhe në shoqëri. Ta shtojmë studimin e Kur’anit në këtë muaj. Thuhet se, kur do dikë, di edhe imtësitë më të hollësishme që ai thotë, se çka i pëlqen dhe çka nuk pëlqen. Kësisoj, si mund të pohojmë se e duam All-llahun e Madhërishëm, kur ende dimë shumë pak rreth mesazhit të Tij dhe mirësive që na ka dhuruar? Ramazani është një rast i rrallë për një reflektim të thellë në mesazhin e Kur’anit Muaji i Ramazanit është moment i fillimit të shpalljes së Kur’anit, prandaj edhe quhet muaji i Kur’anit, i shpalljes, i pejgamberisë.
Gjatë ditëve dhe netëve të Ramazanit çdo njëri mundohet që të gjej ndonjë rrugë dhe mënyrë për t’iu afruar Zotit. Muaji i Ramazanit është muaji i lutjes dhe vazhdimit të marveshjes me Zotin. Muaji në të cilin rrobi në prezencë të Zotit pastron zemrën dhe shpirtin nga papastertitë, dhe me rrespekt dhe afrim tek Ai e shkaterron murin e mendjemadhësisë. Mjafton që njeriu të ulet ne tryezen e miresive shpirterore te ketij muaji dhe të perfitojë nga ajo.
Tani në muajin e bekuar të Ramazanit është shtruar tryeza e mëshirës Hyjnore dhe Zoti i fton robërit e vet që të marin pjese ne kete mikepritje. O Zot me zemer te mbushur plot shpresë në mirësinë Tënde, jemi nisur drejt luginës së meshirës qe te përfitojmë nga deti i pafund i mëshirës Tënde. “O Ti qe ke fuqi absolute dhe dijeni mbi te gjithe gjërat. O Ti që përpos Teje nuk mund kush ti fale mëkatet, dhe përpos teje askush nuk mund te largoje të keqen dhe shqetësimin, O me i mëshirshmi i mëshiruesve dhe më i Madhi i Bujareve, dërgo mëshirë mbi Muhammedin dhe familjen e tij dhe na prano agjerimin tone dhe llogarite ate ndër veprat e pranuara, dhe vëndoje atë në peshoren e veprave të mira ditën e gjykimit”.