Departamenti i edukimit pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup realizoi ligjëratë të hapur me temën “Ramazani, mirësi që nuk duhet humbur”, e cila u elaborua nga hoxha i nderuar nga Kosova Husamedin Abazi.
Takimi filloi me recitimin e disa ajeteve të Kur’anit Famëlartë nga hafizi Uvejs Murtezi, e më pas vijoi ligjerata.
Me fjalë përshëndetëse pjesmarrësve i’u drejtua kryetari i FRI-dega Shkup ndërsa fjalën kryesore e kishte hoxha i nderuar, i cili fillimisht bëri numërimin e mirësive të Ramazanit, e më pastaj vazhdoi me këshillat se si të kemi një ekuilibër në mes angazhimeve ditore dhe adhurimeve në këtë muaj të shenjtë duke u fokusuar më tepër në leximin e Kur’anit Famëlartë, dhikër dhe namazet vullnetare.
Në fund të pranishmit patën rastin të parashtronin pyetje dhe mendime për të cilat hoxha nuk ngurroi t’i përgjigjet dhe qartësojë.
Shkup, 2 Mars 2024