Forumi Rinor Islam – dega Shkup në hapërsirat e O.H. “Kalliri i Mirësisë” realizoi ligjëratë të hapur me temë “Ramazani, muaji që takon zemrat me imanin”.

Ligjërues ishte hoxhë Omer Dauti, i cili temën e trajtoi duke folur mbi të kuptuarit e Ramazanit, imanit si dhe takimin e imanit me zemrat e besimëtarëve në Ramazan. Ndër të tjerash ai tha: “Imani ka shije dhe atë e ka të ëmbël”, kështu për të paraqitur ëmbëlsinë që ofron muaji i Ramazanit.

Gjithashtu vlen të përmenden edhe tre këshillat që ligjëruesi ua përcolli pjesmarrësve si mesazhe në prag të Ramazanit:

1. Rregullimi i raporteve me Allahun e Madhëruar;

2. Ramazani mundësi për rregullimin e sjelljeve tona;

3. Rregullimi i raporteve familjare dhe atyre shoqërore.

 

Shkup, 15 mars 2022