Depërtimi i fesë islame në Kinë, i dedikohet udhëtimeve tregtare të myslimanëve nga Irani dhe Gadishulli Arabik, përgjatë shekullit të gjashtë. Numri i myslimanëve në Kinë i kalon njëzet milionë dhe ata janë të përqendruar në jug-perëndim të Kinës, por dhe në Kinën e mesme. Xhamia më e vjetër në Pekin, është “Nexhd Mesxhidi” e cila është ndërtuar që para njëmijë vjetësh.
Me ardhjen e muajit të Ramazanit, hoxhallarët dhe ulematë e Kinës, fillojnë e mbajnë predikime në xhami, u mësojnë besimtarëve leximin Kuranit dhe flasin për jetën e profetit Muhamed a.s.
Besimtarët myslimanë të Kinës, gjatë Ramazanit mbushin xhamitë për të falur namazin e teravive. Pas çdo dy rekatesh, ata lutenn:”O Ti që ke në dorë zemrat tna, o Krijues i natës dhe i ditës, o Zot, na e forco besimin tonë, që të qëndrojmë në rrugën e drejtë!”
Gjatë muaji të Ramazanit, myslimanët u dhurojnë ëmbëlsira dhe gatime të ndryshme fqinjëve të tyre. /ardhmeriaonline/
Categories