Categories
Lajme

Ramazani në Malajzi

Myslimanët në Malajzi i kushtojnë një vëmendje dhe interes të madh muajit të Ramazanit. Një ditë para, ata dalin të shikojnë hënën e re të muajit dhe fillimi i agjërimit publikohet në media të ndryshme, rrugët pastrohen, pemët dhe ambientet zbukurohen dhe atmosfera ndjehet kudo.
Njerëzit i sheh duke blerë dhe duke bërë përgatitjet për këtë muaj të madh. Xhamitë zbukurohen dhe bëhen gati të presin besimtarët që do të falin teravitë, pasi burra, gra dhe fëmijë do i frekuentojnë çdo natë. Pasi çelin iftar, malajzianët u drejtohen xhamive, ku dëgjojnë ligjërata fetare, lexojnë Kuran dhe falen me xhemat. Vetë qeveria organizon konkurse të shumta lidhur me mësimin përmendësh të Kuranit, të cilat përfshijnë të gjithë vendin. Në fund, shpërndahen çmime për konkurruesit dhe mësuesit e tyre.
Të shumtë janë të huajt të cilët konvertohen në myslimanë gjatë Ramazanit në Malajzi, pasi preken nga atmosfera e ngrohtë dhe shpirtërore.
Malajzianët e çelin iftarin në shtëpitë e tyre, ose në xhami. Ata që preferojnë të çelin në xhami, marrin me vete ushqim për vete dhe për njerëzit e tjerë. Në zonat rurale, në fshatra, iftari shndërrohet në një ceremoni madhështore, pasi çdo familje shtron iftar një herë në muaj për të gjithë fshatin, duke i forcuar maksimalisht lidhjet mes tyre. /ardhmeriaonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version