Nga skaji verior i globit, nga Evropa e ftohtë dhe toka e vikingëve, nga temperaturat shumë të ulëta dhe të akullta, që atje ku prezenca islame është gjithmonë në rritje, atje kur islami radhitet si feja e dytë në vend, edhe pse një çerek shekulli më parë nuk njihej fare, nga Suedia vjen këtë herë aroma e Ramazanit.
Islami në këtë vend, konsiderohet si një fenomen i kohëve moderne, krahasuar me shumë vende të tjera evropiane. Edhe pse numri i myslimanëve nuk është i madh, me afrimin e Ramazanit atmosfera fillon e ndryshon.
Me tu publikuar dita e parë e muajit të Ramazanit, myslimanët vërshojnë drejt xhamive më të afërta me banesat e tyre, për të falur namazin karakteristik të këtij muaji, atë të teravive. Në xhamitë e myslimanëve apo faltoret e tyre, organizohen ligjërata të ndryshme fetare, lexohet Kuran, përmendet Zoti, shtrohen iftare etj…
Në këtë vend, dita e Ramazanit është shumë e gjatë, saqë nata nuk zgjat më shumë se disa minuta. Në veri të Suedisë, myslimanët mund të agjërojnë për më shumë se njëzet orë në ditë. Me të çelur iftar, ata fillojnë përgatitjet për syfyr, pasi shumica e tyre agjërojnë sipas mendimit që agjërimi fillon me agimin dhe përfundon me perëndimin e diellit. Por ka myslimanë të tjerë të cilët agjërojnë sipas kalendarit të Mekës dhe të tjerë sipas atij të Turqisë, pasi është vendi islam më i afërt me kontinentin evropian. /ardhmeriaonline/
EDITOR
11 years ago
next article
Foto të Tokës nga Saturni
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
12 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
12 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago