Categories
Lajme

Raport zyrtar francez, i cili propozon lejimin e hixhabit

Në një raport i cili është kërkuar të përgatitet nga vetë kryeministri francez Xhan Mark, propozohet që laiciteti i ngurtë francez të zbutet një farë mase me qëllim që të mundësohet integrimi i emigrantëve. Kështu, sipas raportit femrave myslimane u duhet lejuar mbajtja e hixhabit në shkolla, njëkohësisht të mbështetet mësimi i gjuhës arabe. Raporti në fjalë vjen në kuadrin e rishikimit të politikave integruese të qeverisë, por ai ka shkaktuar një valë kritikash nga politikanë të opozitës.
Sipas raportit, Franca në të cilën jeton komuniteti më i madh mysliman në Evropë, duhet ta pranojë dimensionin e saj arabo lindor si pjesë të identitetit të vet, duke ndryshuar dhe emra rrugësh dhe objektesh, si dhe metodat mësimore sidomos ato të historisë. Ajo duhet të caktojë dhe një ditë feste, në përkujtim të kontributit kulturor të emigrantëve.
Raporti sugjeron edhe mësimin e gjuhës arabe dhe gjuhëve afrikano veriore në shkollat franceze. /ardhmeriaonline/

Exit mobile version