Categories
Lajme

Raporti australian zemëron Izraelin

Raporti zbulon intervista me të rinjtë palestinez që përshkruajnë keqtrajtimet, frikësimin dhe kërcënimet që përjetuan, përderisa ishin në paraburgim.
Stacioni ABC i Australisë ka transmetuar një raport televiziv mbi fëmijët palestinezë të arrestuar nga ushtria izraelite, i cili ka zemëruar Izraelin. Raporti thotë se fëmijët janë trajtuar me brutalitet, kur ata janë arrestuar në rrugë apo janë rrëmbyer nga shtëpitë e tyre.
Korrespodenti i ABC për Lindjen e Mesme, John Lyons përgatiti raportin për programin Katër Këndet. Lyons tha: “Ushtria izraelite ka qenë gjithmonë një forcë frikacake luftuese. Sot, ajo është në qendër të akuzave për keqtrajtim të fëmijëve palestinezë në Bregun Perëndimor.”
Raporti nxjerr në pah intervista me të rinjtë palestinezë që përshkruajnë keqtrajtimet, frikësimin dhe kërcënimet që i përjetuan, përderisa ishin në paraburgim. Të rinjtë treguan se shumë nga të afërmit e tyre u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre nga forcat e armatosura izraelite.
Megjithatë, kolonët pohuan se ” raporti australian injoron nevojën që kanë kolonët për mbrojtje, për t’u siguruar që fëmijët nuk do t’i sulmojnë ata.”/mesazhi/

Exit mobile version