Njëri nga të akuzuarit në rastin e Sopotit, Safet Limani ka ndërruar sot jetë. 43 vjeçari Limani nga fshati Sopot i Kumanovës, ka vdekur nga një sulm kardiak.
Deri në çastet e fundit të jetës, ai ndodhej në arrati pasi asnjëherë nuk kishte pranuar akuzat e ngritura kundër tij dhe bashkëfshatarëve të tjerë për rastin e shpërthimit të minës në këtë fshat në vitin 2003, njofton Alsat-M.
Nuk përjashtohet mundësia që komplikimet shëndetësore t’i jenë shkaktuar për shkak të vështirësive nga ky rast i cili njëzëri është vlerësuar si rast i montuar.
Limani së bashku me të akuzuarit e tjerë për këtë rast ishin dënuar me 156 vjet burg, për kinse vendosjen e një mine antitanke ku jetim humbën dy ushtarë polak dhe një përkthyes maqedonas.