Për komuna të ndryshme, priten marrëveshje të ndryshme mes partive të opozitës dhe pozitës, mes partive shqiptare dhe partive maqedonase. Analistët mendojnë se më i pritshëm është bashkëpunimi mes VMRO-së dhe BDI-së, mirëpo nuk i përjashtojnë as mundësitë e tjera
Në rrethin e dytë zgjedhor priten marrëveshje të ndryshme mes partive politike. Për komuna të ndryshme, priten marrëveshje të ndryshme mes partive të opozitës dhe pozitës, mes partive shqiptare dhe partive maqedonase.
Në Tetovë dhe Gostivar, fitorja e kandidatëve shqiptar varet shumë nga votat e maqedonasve, ndërsa në Kumanovë dhe Resnjë votat shqiptare kanë një rol të madh në fitoren e kandidatit maqedonas.
Analisti Naser Zyberi thotë se ende është herët për të dhënë ndonjë prognozë se kush me ke do të bashkëpunojë në rrethin e dytë, mirëpo siç thotë ai më i pritshëm është bashkëpunimi mes VMRO-së dhe BDI-së.
“BDI do të mbështesë kandidatët e VMRO-së në Kumanovë dhe e kundërta, VMRO-ja do ti mbështesë kandidatët e BDI-së në Tetovë dhe Gostivar. Të opozitës mund të bashkëpunojnë në mënyrë jo transparente, por ky bashkëpunim nuk do të jetë i intensitetit të njëjtë, pasi partitë në pushtet edhe ashtu kanë komunikim intensive mes veti dhe atë nuk e kanë mohuar se do të ndihmohen”, thotë për “Lajm”, Zyberi. Ai thotë se opozita i ka ftoh marrëdhëniet dhe nuk beson se do të ketë ndonjë disponim për mbështetje më të theksuar. Ndërkaq, për marrëveshjen eventuale mes Thaçit dhe Gruevskit për Tetovën, Zyberi mendon se Thaçi do të hynte në aranzhmane të tilla, sepse, siç thotë ai në atë rast shqiptarët do ta humbin Strugën.
Sipas Zyberit situata e bashkëpunimit mbi baza etnike është e qartë. “Në Strugë prej mbrëmë BDI u deklarua se do të mbështesë kandidatin e PDSH-së dhe ajo është një marrëveshje që është arritur edhe më herët mes kandidatëve. Ngjashëm situate do të jetë dhe në Komunën e Bërvenicës ku pritet të jepet mbështetja e PDSH-së për kandidatin e BDI-së që shkon në rrethin e dytë me kundër-kandidat të VMRO-DPMNE-së”, thotë ai.
Ndërkaq, analisti Xhelal Neziri thotë se përveç votave të VMRO-së, për Tetovën të rëndësishme janë edhe votat e RDK-së. “Sa i përket koalicioneve të tjera do të imponohet një koalicion midis PDSH-së dhe RDK-së nëpër komuna. E them këtë pasi Osmani do të ketë shumë nevojë në Gostivar të marrë votat e PDSH-së dhe të shënoj fitore në Gostivar, ndërsa PDSH-së , votat e RDK-së, përveç në Tetovë do ti nevojiten edhe në Vrapçisht ku me votat e partisë së Osmanit mund ta fitojë komunën e Vrapçishtit dhe Tearcës”, thotë ai, duke shtuar se për Strugën veç më dihet marrëveshja. “Fitorja e PDSH-së në Tetovë, varet nga VMRO-ja. Nëse nuk arrihet që të bëhet marrëveshje, nuk do të arrij që ta fitojë. Duke marrë parasysh se VMRO-ja është në koalicion me BDI-në, më afër marrëveshjes do të jetë me partinë e Ali Ahmetit së cilës nuk i duhen ato vota. Nëse arrihet marrëveshje BDI-VMRO do të jetë që Gruevski të mos i motivojë votuesit e tij që të përkrahin kundër-kandidatin e BDI-së. Mirëpo ka gjasa që të arrihet edhe ndonjë marrë veshje e pashpallur”, thotë Neziri, duke shtuar se fitorja e kandidatëve do të varet edhe nga aktivitetet e kandidatëve për kryetar komunash .
Sipas Nezirit në rrethin e dytë zgjedhor të gjitha opsionet do të jenë të hapura për partitë politike, si për ato shqiptare, ashtu dhe për ato maqedonase dhe mund të ndodhë që marrëveshje të ndryshme të bëhen për komuna të ndryshme, varësish nga rezultati.
Sipas analistëve LSDM nuk ka votues në komunat shqiptare, megjithatë shqiptarët në Kumanovë nuk pritet të mbështesin kandidatin e VMRO-së./Lajm/
EDITOR
12 years ago
previous article
Kryeministri Erdoan fiton çmimin për “Paqen Botërore”
next article
Talenti që po e ‘çmend’ Chelsean (Video)
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
2 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
2 hours ago