Categories
Lajme FRI

Reagim mbi sulmimin e një femre me mbulesë në qytetin e Shkupit

Forumi Rinor Islam e veçanërisht Departament i Femrës, si organ i kësaj organizate rinore, shprehin pakënaqësi dhe reagim me rastin e sulmit të një femreje myslimane dhe me mbulesë në qendër të Shkupit, nga ana e tre bashkëqytetarëve tanë, me preteksin se ajo dhe të ngjajshmit me të sjellin rrezik dhe pasiguri në vendin tonë.

“Çdo njeri mbi tokë ka të drejtën e lirisë, veprimit, të folurit dhe vendimit mbi përkatësinë fetare e politike. Maqedonia e deklaruar si shtet demokratik, medoemos duhet që çdonjë qytetari t’i dhurojë sigurinë dhe të drejtën e të jetuarit në këtë vend, pa e kushtëzuar mbi përkatësinë dhe identitetin. Bukurinë e multikulturalizmit që e posedon vendi ynë, duhet ta ruajmë me dinjitet dhe ndershmëri të lartë, duke respektuar çdo qenie dhe llojllojshmërinë e dallimeve. Duke e shfrytëzuar për të mirë këtë mirësi, qytetarët së bashku kanë fuqi që t’ia rikthejnë shkëlqimin këtij vendi, duke e bërë Maqedoninë shtet më të zhvilluar në aspektin ekonomik, arsimor, politik, social dhe kulturor”, deklaron përgjegjësja e këtij departamenti, Zubejda Murtezi.

Ndërsa, gjuha e urrejtjes dhe nënçmimit duhet të dënohet me çdo kusht, në mënyrë që që të gjithë të jetojnë në paqe dhe harmoni.

Exit mobile version