Categories
Lajme FRI

Reagim në lidhje me dhunën ndaj qytetarëve shqiptarë

Në lidhje me ngjarjet që ndodhën ditëve të fundit në teritorin e Republikës së Maqedonisë, Asociacioni për Afirmimin e Gruas dënon ashpër dhunën që po ushtrohet ndaj qytetarëve shqiptarë pa dallim moshe dhe gjinie.
Sulmet mbi të rinj, por edhe manifestimi i mosdurimit mbi baza etnike, çon drejt ndarjeve edhe më të thella të cilat janë shkatërruese për shoqërinë tonë, shoqëri e cila është multietnike dhe lehtësisht e cenueshme.
Andaj ftojmë të gjithë faktorët në shoqëri të jenë të ndërgjegjshëm për përgjegjësitë të cilat i bartin dhe të punojnë në pengimin e ngjarjeve të këtilla të dhunshme, me qëllim të edukimit të popullatës së re, e cila do t’i vlerësojë dhe respektojë dallimet.
Kërkojmë reagim të shpejtë të institucioneve kompetente në drejtim të ndalimit të dhunës së mëtutjeshme mbi popullaten shqiptare, me çka do të krijohen kushte për tolerancë midis të rinjve dhe të popullatës në përgjithësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version