Categories
Lajme FRI

Reagim për vdekjen tragjike të Almir Aliut nga Kumanova

Forumi Rinor Islam shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjen e Almir Aliut, katërvjeçarit nga Kumanova, që humbi jetën tragjikisht. Ai u mbyt pamëshirshëm nga një bashkëqytetar i tij, i cili paraprakisht pati një problem me të atin e Almirit.

Kjo ngjarje e rëndë preku thellë çdo qytatar të ndërgjegjshëm të cilët edhe po shprehin revoltën e tyre çdo çast e më shumë.

Forumi Rinor Islam si një organizatë qytetare, ngrit zërin ndaj kësaj vepre penale dhe kërkon nga organet shtetërore kompetente të mos qëndrojnë symbyllur ndaj rastit në fjalë. Poashtu, Forumi Rinor Islam mbështet çdolloj ngirtjeje të zërit, në mënyrë paqësore, të qytetarëve të Kumanovës dhe çdo vendi tjetër të Maqedonisë, në kërkimin e drejtësisë.

Exit mobile version