Reali i Madridit dhe Borusia e Dortmundit janë kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi në ndeshjet e kthimit kanë shënuar fitore kundër Mançester Junajtedit përkatësisht Shahtar Donjeckut…..
Madrilenët kanë fituar në “Old Trafford” kundër Junajtedit, me rezultat 2:1, me golat e shënuar nga Luka Modriq (66’) dhe Kristiano Ronaldo (69’), derisa golin e epërsisë fillestare për anglezët e shënoi Serxhio Ramos (autogol).
Ndërkaq, Borusia Dortmund, e ka mposhtur Shahtarin me rezultat bindës 3:0.
Të mërkurën në program janë edhe dy ndeshje të tjera të 1/8 së finales së Ligës së kampionëve. Në Paris do të përballen:- PSG – Valencia (2:1), ndërsa në Torino do të luajnë:- Juventus – Celtic (3:0).
Katër ndeshjet e mbetura të 1/8 së finales në program do të jenë javën e ardhshme dhe në to do të përballen:- Schalke – Galatasaray (1:1) dhe Barcelona – Milan (0:2). Një ditë më vonë pra më 13 mars do të përballen:- Malaga – Porto (0:1) dhe Bayern M – Arsenal (3:1)
Categories