Real Madrid e ka larguar kryqin nga logoja zyrtare e klubit, pas arritjes së marrëveshjes me Bankën Kombëtare Arabe.
Banka Kombëtare Arabe i kishte vendosur kusht gjigantin madrilen që ta marrë një veprim të tillë, nëse dëshiron të nënshkruajnë kontratën mes tyre, raporton “Bild”.
Krerët e bankës janë shprehur se kryqi në stemën e Los Blancos do të ishte provokim për popullin arab.
Dhe, duket se klubi nga Santiago Bernabeu e ka pranuar këshillën dhe në fanellat e reja, logo nuk do ta ketë kryqin në kokën e saj.
Categories