Më datë 19.07.2013 Asociacioni për Afirmimin e Gruas dhe Sektori i Femrës pranë Forumit Rinor Islam realizuan me sukses tribunën me rastin e muajit të Ramazanit me temë “Ramazani, rrezatim i vlerave familjare”.
Ligjëruese në këtë tribunë ishte Prof. Dr. Haxher Gyndyz – eksperte për çështje familjare nga Republika e Turqisë. Përgjatë ligjëratës, Dr. Gyndyz foli mbi rëndësinë e të menduarit mbi jetën dhe gjithçka në të dhe mbi atë se si Ramazani është koha ideale për këtë gjë. Më pas ligjëruesja u përqëndrua mbi Ramazanin si muaj që afron familjet dhe u krijon atyre mundësi si për t’i ripërtrirë lidhjet mes vete ashtu edhe për t’u socializuar në rrethin më të gjërë.
Pas ligjëratës pasuan pyetje nga audienca, të cilat kishin të bënin kryesisht me sfidat me të cilat duhet të ballafaqohen gratë në kohën tonë për sa i përket edukimit të fëmijëve dhe ruajtjes së lidhjeve familjare.
Qëllimi i kësaj tribune ishte që të diskutohet dhe të ngritet vetëdija mbi rëndësinë e madhe të ruajtjes së familjes, veçanërisht në kohën tonë kur shohim se thuajse në çdo familje kemi jetë paralele – jetë që zhvillohen afër njëra tjetrës por që nuk preken mes vete dhe që përmes trajtimit të këtij fenomeni të arrijmë t’i shndërrojme familjet tona në vend-kultivime të vlerave themelore morale e njerëzore dhe vend-mbjellje të ecurive pozitive shoqërore.
Tribuna në fjalë është bashkëpunimi i parë i Asociacionit për Afirmimin e Gruas dhe Sektorit të Femrës pranë Forumit Rinor Islam.
E njenjta tribunë do të mbahet sot, më 20.07.2013, në Pallatin e Kulturës “ASNOM” në Gostivar.

130
Realizohet me sukses tribuna “Ramazani, rrezatim i vlerave familjare”

34
Realizohet me sukses tribuna “Ramazani, rrezatim i vlerave familjare”