Në kuadër të programit të bursave për vitin akademik 2024/25, është realizuar me sukses takimi i dytë me bursistët nga qytetet: Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe Prilep.
Takimi u mbajt në tri pika të ndryshme:

– Zyrat e FRI-së në Shkup – për bursistët nga Kumanova dhe Shkupi,
– Zyrat e FRI-së në Tetovë – për bursistët nga Tetova dhe Gostivari,
– Zyrat e FRI-së në Kërçovë – për bursistët nga Kërçova dhe Prilepi.

Gjatë takimeve u trajtuan dy tema kyçe, të ligjëruara nga emra të shquar:
1. “Koncepti i Zotit në Islam”
– Në Shkup dhe Kërçovë, kjo temë u ligjërua nga hoxhë Hasan Baftijari,
– Në Tetovë, ligjërimi u mbajt nga Mevlan Abazi.
2. “Rëndësia e harmonizimit të tradicionales me bashkëkohoren”
– Në Shkup, kjo temë u trajtua nga Kujtim Kasami,
– Në Tetovë, nga Arsim Jonuzi.

Programi i bursave vazhdon të ofrojë jo vetëm mbështetje financiare, por edhe zhvillim intelektual dhe shpirtëror për të rinjtë tanë.

📌 FRI – Për një rini më të ditur dhe të ndërgjegjshme!

21.12.2024