Forumi Rinor Islam ka realizuar me sukses takimin e katërt me bursistët për vitin akademik 2024/25, duke vazhduar me përkushtimin për zhvillimin intelektual dhe shpirtëror të të rinjve.
Takimet u mbajtën në dy pika:

– Në Kërçovë, ku ligjëruesi Muhamed Mehmedi trajtoi temën “Mbrojtja e familjes”, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit dhe vlerave familjare në shoqëri.
– Në Tetovë, ku ligjëruesi Mevlan Abazi mbajti ligjëratën “Lutja dhe rëndësia e saj në jetën e njeriut”, duke folur mbi ndikimin e saj shpirtëror.

Programi i bursave i FRI-së vazhdon të jetë një aktivitet i rëndësishëm edukativo-aftësues për të rinjtë, duke i pajisur ata me dije dhe vlera të qëndrueshme për të ardhmen.

22.02.2025