Categories
Lajme FRI

REALIZOHET TAKIMI I TRETË ME BURSISTËT 2024/25

Forumi Rinor Islam ka realizuar me sukses takimin e tretë me bursistët për vitin akademik 2024/25, duke përfshirë të rinj nga qytetet Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe Prilep.
Takimet janë zhvilluar në tri pika të ndryshme: zyrat e FRI-së në Shkup për bursistët nga Kumanova dhe Shkupi, zyrat e FRI-së në Tetovë për bursistët nga Tetova dhe Gostivari, dhe zyrat e FRI-së në Kërçovë për bursistët nga Kërçova dhe Prilepi.
Gjatë takimeve u trajtuan tema me rëndësi të veçantë, të prezantuara nga ligjërues të shquar. Në Shkup, hoxhë Zija Ismaili foli mbi “Mbrojtjen e familjes”, ndërsa Fuad Jonuzi trajtoi temën “Rëndësia e respektit të të drejtave të njeriut”. Në Tetovë, hoxhë Ismet Tairi diskutoi mbi “Kuranin si udhëzues në më të mirën”, ndërsa Rahim Husejni u ndal tek “Roli i mediave në formimin e modeleve”. Ndërkohë, në Kërçovë, Kujtim Kasami mbajti një ligjëratë mbi “Rolin e mediave në formimin e modeleve”.
Programi i bursave i Forumit Rinor Islam vazhdon të ofrojë një platformë të jashtëzakonshme për zhvillimin intelektual, shpirtëror dhe profesional të të rinjve, duke kontribuar në ndërtimin e një brezi të përkushtuar dhe të aftë për sfidat e së ardhmes.
25 janar, 2025

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version