Alvaro Recoba vazhdon me të vjetrën. Mesfushori kreativ ka shënuar edhe një herë tjetër nga goditja nga këndi.
Ish futbollisti i Interit, mjeshtri i ndërprerjeve, Alvaro Recoba ka shënuar një tjetër gol nga korneri.
38-vjeçari, futbollist i Nacionalit, ka realizuar nga goditja nga këndi në ballafaqimin kundër Sporting Luqueno.
Ky është goli i tij i gjashtë këtë stinor, e që i ka sjellë lëvdata të reja. Kështu shënon mjeshtri.