Categories
Lajme FRI

Referendum për projektin “Shkupi 2014”

Kryetari i ri i komunës Qendër të Shkupit, Andrej Zhernovski paralajmëroi shpalljen e një referendumi për ate se a duhet të dislokohen përmendoret masive të vendosur në pjesën qendrore të Shkupit.
“Për të ardhmen e këtyre përmendoreve do të vendosin qytetarët në referendum. Duhet të shikohen të gjitha opsionet për të organizuar referendumin. Unë jam për këtë për të pasur referendum. Ky është opsioni më serioz dhe nëse qytetarët pajtohen me këtë, unë me kënaqësi do ta bëj”, theksoi Zhernovski, i cili fitoi komunën Qendër në zgjedhjet lokale të 24 marsit, duke mposhtur kandidatin e VMRO-DPMNE, Vladimir Todoroviq dhe njërin nga ideatorët e “Shkupi 2014”.
Ndërkohë, lidhur me këtë propozim ka reaguar VMRO-DPMNE, e cila ka kundërshtuar idenë e referendumit dhe duke kërkuar që Zhernovski të nis punën dhe projektet në interes të qytetarëve.  (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version