“Duke u bazuar në numrin e madh të refugjatëve anë e mbanë botës, jeta e të cilëve është mjaft e vështirë, ne kemi vendosur të krijojmë një llojë tende, e cila është produkt i teknologjisë më fundit. Ajo do të ndihmojë një jetë më të mirë për njerzit që dëbohen nga shtëpit e tyre”

 

Më shumë se 40 milion njerëz në mbarë botën kosiderohen si të dislokuar nga shtëpitë e tyre, duke u vënë në kërkim të një strehe në vende të huaja.
Këta njerëz, viktima të luftës, ndoshta, disi sigurojnë një tendë dhe një mbulesë për të qenë ngrohtë, prap se prap jetët e tyre konsiderohen në mjerim.
Duke pasur për qëllim që kjo të rregullohet, disi, dizajneri Abeer Seikaly, dizajnoj një ‘strehë’ e cila u mundësonë refugjatëve që të rindërtojnë jetët e tyre me dinjitet.
“Lëvizja e njerëzve nga anët e ndryshme të botës, inspiroi zbulimin e territoreve të reja si dhe krijimin e shoqërive të reja në mes të huajsh – duke krijuar edhe vende, qytete, si dhe kombe të reja” shkruan Abeer Seikaly në përshkrimin e dizajnit të tij.
“Kjo është edhe gjëja që i bënë njerzit të vacant” thot ai.
Ai dizajnoi një kamp-shtëpizë, e cila hapet gjatë verës, për të konsumuar energji solare, për ta ruajtur atë gjatë dimrit, kur edhe mbyllet. Kjo tendë do ta përdorë këtë energji për dritë, ngroje, si dhe gjëra të tjera normale të një shtëpie.