Statistikat jozyrtare thonë se më shumë si një milion sirianë janë duke u strehuar në Turqi, ku tani ata janë duke filluar jetën e tyre të re.
Vetëm në Stamboll, besohet se strehohen mbi 150.000 refugjatë sirianë. Ata kanë krijuar tashmë mediat e tyre, ndër to 5 stacione radiosh dhe më shumë se 30 gazeta.
Disa prej refugjatëve kanë mbërritur në Turqi duke kërkuar punë, ndërsa të tjerët tashmë kanë filluar një jetë të re duke përfshirë punesim ne organizata joqeveritare ndërkombëtare.
Gazetat siriane në Turqi po përpiqen për të shpjeguar realitetin e situatës në Siri. Pas luftës civile që filloi në Siri, nevoja më e madhe ishte për media që portretizojnë realitetin në terren .
Ka 50 shkolla siriane në Turqi, duke përfshirë edhe 6 shkolla në Stamboll, ku të gjitha ofrojnë arsimim sipas planprogramit arsimor sirian deri në nivelin e shkollës së mesme. /mesazhi/