Së paku 128 persona kanë vdekur nga uria në kampin Yarmouk.
Forcat siriane kanë kryer krime lufte, duke përdorur urinë e civilëve si armë lufte, ka thënë në një raport grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International.
Së paku 128 persona kanë vdekur nga uria në kampin Yarmouk, në periferi të Damaskut, që nga korriku i vitit të kaluar kur kampi ishte vënë nën rrethim, duke mos pasur qasje në ushqim dhe pajisje mjekësore.
Rreth 17,000-20,000 refugjatë palestinezë dhe sirianë jetojnë në kampin Yarmouk .
Raporti thotë se forcat qeveritare dhe aleatët e tyre kanë kryer në mënyrë të përsëritur sulme, duke përfshirë sulmet ajrore dhe granatimet me armë të rënda, në ndërtesat civile siç janë shkollat​​, spitalet dhe xhaminë në Yarmouk.
Të paktën 60 për qind e atyre që mbetën në Yarmouk thuhet se vuajnë nga kequshqyerja, sipas raportit.
Banorët thanë për Amnesty International se nuk kishin ngrënë fruta ose perime për shumë se një muaj dhe se çmimet janë shumë të larta, një kilogram oriz kushton deri në 100 dollarë.
Kampi është shkëputur nga furnizimi me energji elektrike që nga prilli 2013./mesazhi/