Gjatë tre viteve të fundit, numri i personave që kanë marrë titullin magjistër shkencash dhe specialistë është rritur gati tre herë. Bumi i studimeve pasuniversitare është edhe për marrjen e titullit doktor shkencash, duke e bërë këtë numër që të jetë po ashtu më i madh sesa ai i viteve të kaluara.
Duke iu referuar të dhënave më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, mosha e personave që magjistrojnë më së shumti është grupmosha deri në 29 vjeç, ku – po ashtu dominojnë magjistrat e shkencave shoqërore, dhe më pak në sferën e shkencave humane dhe në një numër më të vogël janë ato që mbarojnë në shkencat natyrore, matematikore, bioteknike, apo medicinave.
Në vitin 2010, numri i përgjithshëm i personave magjistra shkonte deri në 691 të tillë, ndërkohë që në vitin e kaluar ky numër i kaloi 1600 persona. Shumica janë femra, rreth 60 për qind e numrit të përgjithshëm.
Por edhe tendenca për të doktoruar ka të njëjtin ritëm. Vetëm vitin e kaluar, ky numër ishte rreth 220 persona, ndërsa tre vjet më parë numëroheshin mbi 150 doktorë shkencash në vit. Këto shifra përligjin shqetësimin e ekspertëve, sipas të cilëve në Maqedoni ka më shumë tituj fiktivë, magjistra, specialistë e doktorë katedrash, dhe në një numër të vogël numërohen doktorë zhvillimi dhe shoqëri ndërtimi. Tendenca për të fituar një titull është kthyer në një mani dhe formë për t’u pozicionuar në hierarkinë shoqërore, duke kapërcyer në formën më të shpejtë shkallët akademike.
Më të shpenguar për të ndjekur studimet pasuniversitare janë ato persona që punojnë në arsim. Kështu, sipas statistikave, më shumë se gjysma e të doktoraturave janë ndarë për sferën e arsimit, ndërsa disertacionet janë mbrojtur po ashtu në sferën e shkencave shoqërore, rreth 53 për qind, të ndjekura nga shkencat tekniko-teknologjike dhe më pas në ato natyrore dhe bioteknike. Femrat dominojnë edhe në numrin e përgjithshëm të doktorëve të shkencave. Shifrat që jepen nga Enti i Statistikave nuk mund të merren si të mirëqena, pasi pasqyrojnë vetëm numrin e atyre që i kryejnë studimet brenda vendit. Ky numër supozohet të jetë më i madh, po të përfshihen edhe ato persona që i kryejnë studimet pasuniversitare në katedrat jashtë vendit, si Shqipëri, Kosovë, Bullgari e në vende të tjera të Evropës dhe Amerikës.
Tendenca e magjistrave dhe doktoraturave lidhet me nevojën për të shtuar të ardhurat dhe për të gjetur një vend pune më të mirë në institucionet shtetërore. Por, e keqja në Maqedoni, sipas ekspertëve, qëndron në faktin se këto lloj devijimesh janë shndërruar në tendenca masovike./koha/
EDITOR
11 years ago
previous article
Egjipt: Dënim me vdekje për 529 mbështetës të Mursit
next article
Postierja: Më hoqën nga puna se falesha në xhami
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
1 week ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
1 week ago