Sekretari gjeneral pranë universitetit të Dixhles prof.fr. Sabri Ejigun në rrjete sociale ka ndarë një foto të rektores me hixhab prof.dr. Ajshegul Jale Sarac.
Sekretari Ejigun i tha gazetarit të agjencisë Anadolija se zonja Saraç tanimë një kohë të gjatë mendon të mbulohet sipas rregullave islame:
“Kur për të parën herë erdhi në punë e mbuluar, ne të gjithë mbetëm të habitur”, tha Ejigun duke shtuar: “Mendoj se tani është e gatshme për hixhabin. Më parë mbajtja e shamisë ishte rreptësisht e ndaluar. Kur ndalesa e hixhabit u pezullua dhe ne momentin që disa deputete filluan në punë të shkojnë me shami, atëherë qëndrimi ndaj hixhabit ndryshoi krejtësisht. Profesoresha jonë dëshirën dhe kërkesat e saja i la mënjanë për të mos dëmtuar universitetin. Tanimë ajo mban atë që me vite e ka dëshiruar, hixhabin. Zonja Saraç është rektorja e parë me shami në Turqi”, tha Ejigun.
Në fund Prof. dr. Sabri Ejigun thotë se ka mbetur i befasuar kur hyri në dhomën e saj dhe e pa të mbuluar, andaj kërkoi një foto për kujtim.
previous article
Superbateria që rikarikon smartfonin në 30 sekonda (Video)
next article
10 mënyra si t’i digjni kaloritë e tepërta
you might also like
1 year ago
1 year ago
1 year ago